KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Mitrovica organizon panairin “Konaku i Mitrovicës”, nga 17 deri më 23 gusht

Mitrovica organizon panairin “Konaku i Mitrovicës”, nga 17 deri më 23 gusht

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar për organizimin e Panairit “Konaku i Mitrovicës”, i cili do të mbahet nga 17 deri më 23 gusht 2026.

Lajmin e ka njoftuar Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, përmes një njoftimi drejtuar qytetarëve.

Sipas njoftimit, panairi do të zhvillohet në sheshin te Xhamia “Isa Beg”, ku do të prezantohen produkte të ndryshme të punuara dhe të prodhuara nga gratë fermere dhe artizane.

Organizatorët kanë ftuar qytetarët që të vizitojnë panairin dhe të mbështesin produktet vendore dhe punën e grave në sektorin e bujqësisë dhe artizanatit. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.