KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Kurti në burg”, qytetari nga Kuvendi: Po bëhet puç i rendit ligjor e kushtetues

“Kurti në burg”, qytetari nga Kuvendi: Po bëhet puç i rendit ligjor e kushtetues

Vizitën në Kuvend, qytetari nga Prizreni, Fatmir Bytyqi, i ardhur nga diaspora e shfrytëzoi për të protestuar ndaj zhvillimeve politike në vend.

Bytyqi u paraqit në Kuvend me një pankartë përmes së cilës kërkonte burgosjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Protesta e tij u kundërshtua nga disa mërgimtarë të tjerë, të cilët ia larguan pankartën nga duart.

Ai tha se qytetarët nuk duhet të qëndrojnë indiferentë ndaj zhvillimeve që, sipas tij, cenojnë rendin ligjor dhe kushtetutshmërinë.

“Ne, si qytetarë, të cilët me shekuj kemi sakrifikuar për këtë kushtetutshmëri, do ta mbrojmë këtë. Nuk do t’i mbyllim sytë. Kjo është puç i rendit ligjor. Nuk mund të zhvillohen shoqëritë në gjendje anarkike. Kushtetutshmëria duhet të mbrohet nga secili prej nesh”, deklaroi Bytyqi. /Telegrafi/

telegrafi.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.