KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Barcelona konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, do të mungojë për gjashtë muaj

Barcelona konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, do të mungojë për gjashtë muaj

Barcelona ka marrë një goditje të rëndë në fillim të sezonit, pasi talenti suedez Roony Bardghji ka pësuar një lëndim serioz në gju.

Klubi katalunas ka konfirmuar se 20-vjeçari ka këputur ligamentin e kryqëzuar (ACL) në gjurin e djathtë dhe do t’i nënshtrohet operimit gjatë ditëve në vijim.

“Lojtari do t’i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim”, njoftoi Barcelona përmes një postimi në rrjetin social X.

Ky është një tjetër dëmtim i rëndë në karrierën e Bardghjit, i cili kishte kaluar një periudhë të gjatë jashtë fushave edhe në vitin 2024. Në atë kohë, gjatë kohës së tij te Copenhagen, suedezi kishte pësuar një problem serioz në gju dhe kishte qëndruar jashtë për gati një vit.

Bardghji iu bashkua Barcelonës nga Copenhagen dhe ka kontratë me gjigantin katalunas deri në qershor të vitit 2029. Deri tani, ai ka bërë 28 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë katër asistime.

20-vjeçari, i lindur në Kuvajt, përfaqëson Suedinë në nivel ndërkombëtar. Ai ka tri paraqitje me ekipin e parë të kombëtares, por nuk ishte përfshirë në skuadrën suedeze për Kupën e Botës 2026.

Lëndimi i fundit është një goditje e madhe për Bardghjin, i cili po kërkonte të fitonte më shumë hapësirë dhe të konsolidohej në ekipin e parë të Barcelonës./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.