KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 78-vjeçarit të zhdukur në Prishtinë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 78-vjeçarit të zhdukur në Prishtinë

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Xhafer Raqit, i lindur në vitin 1948, i cili është raportuar i zhdukur më 2 korrik 2026 në Prishtinë.

Sipas Policisë, rasti është raportuar në Stacionin Policor “Qendra” në Prishtinë, ndërsa që nga dita e raportimit, njësitet policore të hetimeve, njësiti për kërkim-shpëtim i FSK-së dhe patrullat policore, në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim me familjarët, kanë ndërmarrë një sërë veprimesh për gjetjen e tij.

Në kuadër të kërkimeve janë intervistuar persona që mund të kenë informacione lidhur me vendndodhjen e 78-vjeçarit, ndërsa janë kontrolluar edhe hyrje-daljet në të gjitha pikat kufitare.

Po ashtu, ekipet kanë zhvilluar kërkime në zonat që Raqi i kishte frekuentuar zakonisht, përfshirë ambiente të mbyllura dhe të hapura, si dhe kanë analizuar dhe hetuar çdo informacion që mund të ndërlidhet me rastin.

Policia ka bërë të ditur se kërkimet janë ende duke vazhduar.

Pas marrjes së autorizimit nga prokurori i shtetit, Policia ka kërkuar edhe kontributin e qytetarëve për gjetjen e personit të zhdukur.

“Edhe pse veprimet dhe kërkimet policore janë duke vazhduar, pas marrjes së autorizimit prej prokurorit të shtetit, nga ana juaj kërkojmë kontributin tuaj qytetar”, thuhet në njoftim.

Policia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë çfarëdo informacioni lidhur me Xhafer Raqin, ta përcjellin atë në organet e rendit.

Informacionet mund të dërgohen në numrin e Policisë së Kosovës 192 ose përmes adresës elektronike info@kosovopolice.com.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.