KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dimitrijeviq: Zona përreth burimit nga i cili furnizohet me ujë Shkupi dhe 25% e qytetarëve të Maqedonisë është varrosur në një deponi

Dimitrijeviq: Zona përreth burimit nga i cili furnizohet me ujë Shkupi dhe 25% e qytetarëve të Maqedonisë është varrosur në një deponi

Aleksandar Sasha Dimitrijeviq, Sekretar i Përgjithshëm i LSDM-së, në një konferencë për shtyp sot tha se në afërsi të burimit të ujit në Rashçe po digjet një deponi ilegale, me çka është edhe një kërcënim për ujin.

“Në veri, në afërsi të burimit të ujit Rashçe, një katastrofë e re ekologjike po digjet. Një kërcënim i ri për ujin e pijshëm të pastër po ndodh këtu në zonën e mbrojtur ekologjike të Rashçe, dhe kjo është para syve të qeverisë së Mickoskit”, tha Aleksandar Sasha Dimitrijeviq, Sekretar i Përgjithshëm i LSDM-së, në një konferencë për shtyp sot. “Zona përreth burimit nga i cili furnizohet me ujë Shkupi dhe 25% e qytetarëve të Maqedonisë është varrosur në një deponi.

Kjo fotografi e publikuar nga gazetari ynë i famshëm është tmerruese. Ajo që po shohim këtu në terren është e tmerrshme.

Për këtë katastrofë, OBRM-PDUKM-së dhe kryetarit të Qytetit Orce Gjorgjievski nuk u duhet dron – kjo është situata… katastrofë! Kaos total”, tha ai./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.