KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Juventusi synon transferimin e njërit prej yjeve kryesore të Spanjës

Juventusi synon transferimin e njërit prej yjeve kryesore të Spanjës

Juventusi thuhet se e ka kthyer vëmendjen te portieri i Athletic Bilbaos, Unai Simon, ndërsa vazhdon kërkimin për një numër 1 të ri.

Sipas mediumit italian Tuttomercatoëeb, Bianconerët janë gati të bëjnë një përpjekje për lojtarin spanjoll në orët në vijim, me vlerësimin e tij aktual që besohet të jetë rreth 25 milionë euro.

Një portier i ri ka qenë një nga prioritetet e Juventusit gjatë gjithë afatit kalimtar të verës.

Klubi tani po kërkon të përshpejtojë kërkimin e Simon, pasi performancat e Michele Di Gregorio gjatë ndeshjeve parasezonale thuhet se nuk kanë arritur të bindin plotësisht drejtuesit.

Simon u zgjodh portieri më i mirë i Kupës së Botës 2026

Simon është shfaqur si një opsion befasues për Juventusin. 29-vjeçari është vendosur si portieri i parë i Spanjës dhe ishte pjesë kryesore e skuadrës që fitoi Kupën e Botës 2026.

Juventusi tani do të vlerësojë nëse mund të arrihet një marrëveshje me Bilbaon për portierin me përvojë, ndërsa ata kërkojnë të forcojnë pozicionin përpara sezonit të ri. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.