KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Real Madridi i frikshëm për sezonin e ri: Publikohen dy formacionet që mund t’i përdorë Jose Mourinho

Real Madridi i frikshëm për sezonin e ri: Publikohen dy formacionet që mund t’i përdorë Jose Mourinho

Real Madridi duket se e ka mbyllur afatin kalimtar veror ndërsa po përgatitet për sezonin e ri, me objektivin të fitojë trofe – gjë që s’e kanë bërë që dy vite.

Trajneri i ri Jose Mourinho e ka ndihmuar klubin madrilen të jetë mjaft aktiv në afatin kalimtar veror, ku kompletuan disa përforcime si Denzel Dumfries, Bernardo Silva, Marc Cucurella dhe Yan Diomande.

Me këto afrime, për dallim nga vitet e fundit që “Los Blancos” vuajtën për alternativa, duket se ky më nuk do të jetë problemi për “Special One”.

“Sky Sports” ka publikuar formacionet e mundshme të Realit, ndërsa edhe ekipi “B” lehtë mund të garonte për titull në një ligë tjetër.

Formacioni kryesor i Realit pritet të jetë kështu: Courtois; Dumfries, Konate, Rudiger, Cucurella; Valverde, Tchouameni; Diomande, Bellingham, Vinicius; Mbappe.

Ndërkohë, Real Madridi do ta nisë sezonin më 22 gusht si mysafir i Espanyolit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.