KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Xhemaili demaskon VV-në për fotomontazhet me Inteligjencë Artificiale: Kjo është Lufta Hibride në vepër

Xhemaili demaskon VV-në për fotomontazhet me Inteligjencë Artificiale: Kjo është Lufta Hibride në vepër

Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar ndaj disa fotomontazheve të krijuara përmes inteligjencës artificiale, të cilat paraqiten kinse si reagime të mediave serbe dhe Marko Gjuriq për veprimin e djeshëm të deputetes së Aleancës, Time Kadrijaj.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Xhemaili ka theksuar se këto materiale përmbajnë edhe gabime evidente, përfshirë datën dhe emrin e Prishtinës, ndërsa ka vënë në dukje se e njëjta fotografi është shpërndarë edhe nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Fake News, kjo është Lufta Hibride në vepër! Edhe datën e kanë gabim, edhe emrin e Prishtinës e shkruajnë gabim. Sepse këta vetëm një gjë dinë të bëjnë, të gënjejnë. Kur nuk kanë argumente, shpikin. Kur nuk kanë fakte, prodhojnë Fake News”, ka shkruar Xhemaili.

Ai ka akuzuar zyrtarë të VV-së se po përdorin materiale të krijuara me inteligjencë artificiale për të manipuluar opinionin publik dhe për t’u dhënë atyre pamjen e reagimeve reale nga aktorë serbë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.