KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Privohen nga liria 4 persona në Shkup, policia ju gjeti kokainë dhe mariuhanë

Privohen nga liria 4 persona në Shkup, policia ju gjeti kokainë dhe mariuhanë

Më 09.08.2026, rreth orës 01:00, në zonën e Karposhit në Shkup, zyrtarët policorë të Njësitit për Tregti të Paligjshme pranë SPB Shkup kanë privuar nga liria M.D. (42) nga Shkupi.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar kokainë, marihuanë, peshore digjitale me mbetje kokaine, si dhe sende të tjera për të cilat ekziston dyshimi se kanë origjinë nga vepra penale.Më 08.08.2026, rreth orës 20:30, në rrugën “Bukureshka”, në zonën e Karposhit në Shkup, policia ka privuar nga liria D.M. (23), M.Ç. (23) dhe një 16-vjeçare, të gjithë nga Shkupi.

Gjatë veprimeve zyrtare, tek D.M. janë gjetur dhe konfiskuar sasi më e madhe marihuane dhe kokainë.

Personat janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse penale me procedurë të shpejtë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.