KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Të shtëna me armë automatike në Tetovë, dëmtohet një shtëpi

Të shtëna me armë automatike në Tetovë, dëmtohet një shtëpi

Të shtëna me armë automatike janë regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Tetovë.

Sipas policisë së Tetovës, rreth orës 04:20, një person, i cili ka lëvizur me motoçikletë, ka qëlluar disa herë në drejtim të shtëpisë familjare të 48-vjeçarit S.B., pas së cilës është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes janë konstatuar dëmtime në portën metalike të oborrit, fasadën e shtëpisë dhe objektin veror në oborr, ndërsa dëmtime ka pësuar edhe një automjet i tipit BMW i parkuar.

Nga policia e Tetovës thonë se nga vendi i ngjarjes janë marrë gjashtë predha për ekspertizë ndërsa shtojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorit. Motivet e kësaj ngjarje ende nuk dihen.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.