KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Humbjet e luftës së Ukrainës vlerësohen në 800 miliardë dollarë amerikanë

Humbjet e luftës së Ukrainës vlerësohen në 800 miliardë dollarë amerikanë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zbuluar se Ukraina vlerëson humbjet e saj totale nga lufta me Rusinë në 800 miliardë dollarë amerikanë, dhe shpreson t’i mbledhë këto fonde përmes fondeve të ndryshme për rindërtimin pas luftës.

“800 miliardë dollarë amerikanë është vlerësimi ynë total i humbjeve nga kjo luftë ruse. Kjo është ajo që po diskutojmë me partnerët tanë”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.

Presidenti vuri në dukje se drafti i dokumentit bazë midis Ukrainës, SHBA-së, Rusisë dhe Evropës për përfundimin e luftës parashikon krijimin e disa fondeve për të adresuar rimëkëmbjen ekonomike të Ukrainës, rindërtimin e zonave dhe rajoneve të dëmtuara, si dhe çështjet humanitare.

“Qëllimi do të jetë mobilizimi i 800 miliardë dollarëve amerikanë përmes kapitalit aksionar, granteve, detyrimeve të borxhit dhe kontributeve nga sektori privat për të ndihmuar Ukrainën të realizojë plotësisht potencialin e saj”, shtoi ai.

Zelensky për herë të parë ka prezantuar publikisht draftin e një dokumenti me 20 pika për përfundimin e luftës, të cilin ai e përshkroi si një kornizë ose “dokument bazë” midis Ukrainës, SHBA-së, Evropës dhe Rusisë.

Pika e nëntë e projektplanit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë parashikon krijimin e disa fondeve për të zgjidhur çështjet që lidhen me rimëkëmbjen e ekonomisë së Ukrainës, me qëllim mobilizimin e 800 miliardë dollarëve amerikanë përmes kapitalit aksionar, granteve, obligacioneve dhe kontributeve nga sektori privat për të ndihmuar Ukrainën të realizojë plotësisht potencialin e saj. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.