KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Seanca konstituive e Kuvendit vazhdon nesër në orën 11:00

Seanca konstituive e Kuvendit vazhdon nesër në orën 11:00

Administrata e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se seanca konstituive e Kuvendit, e cila nisi më 6 gusht, do të vazhdojë nesër, më 8 gusht, në orën 11:00, në sallën plenare.

Procesi i konstituimit mbeti i papërfunduar në seancën e parë, pasi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk propozoi kandidat për kryetar të Kuvendit.

Kurti deklaroi se, për të ecur përpara me konstituimin e institucioneve, duhet të arrihet një zgjidhje politike edhe për çështjen e presidentit, në mënyrë që më pas të vazhdohet me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.

Seanca e së shtunës pritet të tregojë nëse partitë politike kanë arritur ndonjë marrëveshje që do t’i hapte rrugë përmbylljes së procesit të konstituimit të legjislaturës së re. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.