Deri më 1 korrik, regresin për pushim vjetor, pra K‑15, e kanë marrë vetëm 15 për qind të të punësuarve, ndërsa pagesa neto mesatare ka qenë 28.562 denarë.
Sipas Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive për sektorin privat, punëdhënësit që paguajnë K‑15 këtë vit janë të detyruar të sigurojnë së paku 19.567 denarë. Ky shumë është përcaktuar në 40 për qind të pagës neto mesatare për tre muajt e fundit, të publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikës, përveç rasteve kur kompania ka vështirësi të provuara ekonomike.
Për të punësuarit në sektorin publik, regresi për pushim vjetor është 13.560 denarë, që paraqet 30 për qind të pagës neto mesatare për vitin paraprak, në pajtim me Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive.
Në disa veprimtari, përmes marrëveshjeve kolektive degërore, mund të dakordohen edhe shuma më të larta të K‑15, në varësi të kushteve të përcaktuara mes punëdhënësve dhe sindikatave.
