KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Pamje si nga filmat horror – mijëra kilometra katrorë pyje në Ukrainë janë mbuluar me kabllo optike

Pamje si nga filmat horror – mijëra kilometra katrorë pyje në Ukrainë janë mbuluar me kabllo optike

Në zonat e luftës në Ukrainë, veçanërisht në lindje të vendit, pyjet dhe fushat janë mbuluar me mbetje të holla kabllosh optike që përdoren nga dronët modernë.

Këto kabllo mbeten pas dronëve me fibra optike, të cilët kontrollohen përmes një lidhjeje fizike dhe jo përmes sinjaleve radio.

Kjo teknologji u përdor gjerësisht gjatë luftës sepse dronët me kabllo optike janë shumë më të vështirë për t’u bllokuar nga sistemet e luftës elektronike.

Kablloja, e cila mund të shtrihet për kilometra pas dronit, mbetet në terren pasi misioni përfundon ose droni rrëzohet.

Pamjet e zonave të prekura krijojnë një pamje të pazakontë: degë pemësh, rrugë dhe tokë të mbuluara me fije të tejdukshme që duken si rrjeta gjigante.

Përveç ndikimit në mjedis, këto mbetje paraqesin rrezik për kafshët, të cilat mund të ngatërrohen në to, si dhe mund të pengojnë punën e njerëzve dhe mjeteve në terren.

Kabllot optike janë bërë pjesë e një gare teknologjike mes palëve në konflikt, pasi dronët me fibra optike ofrojnë kontroll më të qëndrueshëm edhe në zona ku ndërhyrjet elektronike janë të forta. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.