Studentët e Parlamentit Studentor të Universitetit të Evropës Juglindore njoftojnë se sot kanë dorëzuar kërkesë në Ministrinë e Drejtësisë për zhvillimin e Provimit të Jurisprudencës dhe provimeve të tjera profesionale edhe në gjuhën shqipe.
“Sot, në emër të Parlamentit Studentor të Universitetit të Evropës Juglindore, dorëzova pranë ministrit të ri të Drejtësisë kërkesën për zhvillimin e Provimit të Jurisprudencës dhe provimeve të tjera profesionale edhe në gjuhën shqipe.
Shpresojmë që, me marrjen e kësaj përgjegjësie të re, ministri t’i kushtojë kësaj çështjeje vëmendjen e duhur dhe të ndërmarrë këtë herë hapa konkretë drejt zgjidhjes së drejtë të saj.
Që nga fillimi, kërkesa jonë ka qenë e qartë: mundësi të barabarta për të gjithë studentët dhe respektim i plotë i të drejtave gjuhësore.
Kjo nuk është çështje politike. Është çështje e barazisë, e respektimit të ligjit dhe, mbi të gjitha, e të drejtave të studentëve”, thuhet në njoftim.
Nga atje shtojnë se presim që institucionet ta trajtojnë me seriozitetin dhe përgjegjësinë që meriton./Telegrafi/
