Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin nga 13°C deri në 18°C, ndërsa maksimalet nga 33°C deri në 37°C.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1–5 m/s.
Në disa zona mund të ketë vranësira të pakta kalimtare, por pa reshje.
Temperaturat do të mbeten paksa mbi mesataren shumëvjeçare, megjithatë konsiderohen normale për stinën e verës. /Telegrafi/
