KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Treni përplas një veturë në Fushë Kosovë, një i lënduar

Treni përplas një veturë në Fushë Kosovë, një i lënduar

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes një treni dhe një automjeti në Fushë Kosovë.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:20 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në Fushë Kosovë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, një person është lënduar”, tha Ahmeti.

Sipas saj, me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal.

Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.