KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

FSHF tërheq mbështetjen për Gianni Infantinon në garën për president të FIFA-s

FSHF tërheq mbështetjen për Gianni Infantinon në garën për president të FIFA-s

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka revokuar zyrtarisht mbështetjen e saj për kandidaturën e Gianni Infantinos për një mandat të ri katërvjeçar në postin e Presidentit të FIFA-s.

FSHF-ja në një postim në rrjetin social Facebook ka njoftuar se ka informuar institucionin më të lartë se nuk do ta mbështesin Infantinon.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Përmes një letre zyrtare drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të FIFA-s, Mattias Grafström, FSHF e ka njoftuar institucionin më të lartë të futbollit botëror për vendimin e saj.

Në letrën e firmosur nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, thuhet se pas konsultimeve të mëtejshme të brendshme dhe një shqyrtimi të kujdesshëm të situatës, federata ka vendosur të tërheqë mbështetjen e dhënë më herët për kandidaturën e Infantinos.

Sipas FSHF-së, ky vendim vjen si pasojë e zhvillimeve të fundit në futbollin ndërkombëtar, si dhe qëndrimeve të shprehura nga federatat evropiane lidhur me proceset e qeverisjes së FIFA-s.

Federata Shqiptare e Futbollit thekson se mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar ngushtë me UEFA-n dhe partnerët e saj ndërkombëtarë në mbështetje të një qeverisjeje të futbollit të bazuar në transparencë, integritet dhe interesin më të mirë të lojës”, thuhet në komunikatë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.