KRU “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione në Mitrovicë dhe fshatrat përreth.
Sipas njoftimit, punime në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët “Isak Ibrahimi”, “Marie Kraja”, “Tish Daija”, “Ujësjellësi”, si dhe në fshatrat Koshtovë, Vërnicë dhe Zasellë.
Ndërkaq, intervenime në rrjetin e kanalizimit do të ketë në rrugët “Shjefën Gjeqovi”, “Ukshin Kovaqica”, “Abdullah Shabani”, “Sami Gashi”, “Evlia Qelebia”, në lagjen “Amina” dhe rrugën “Mbreti Petar”.
Gjatë punimeve, KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar se mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.
Kompania ka bërë të ditur se pas rikthimit të furnizimit, uji mund të paraqitet përkohësisht i turbullt dhe ka rekomanduar që të lihet të rrjedhë për disa minuta deri në kthjellimin e tij. /Telegrafi/
