KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hapet Panairi i Librit në Ferizaj, nis me promovimin e biografisë për Hashim Thaçin

Hapet Panairi i Librit në Ferizaj, nis me promovimin e biografisë për Hashim Thaçin

Komuna e Ferizajit ka njoftuar se Panairi i Librit në Ferizaj është hapur zyrtarisht me promovimin e librit “Shtet i Ri, Burrë Shteti Modern: Hashim Thaçi – një biografi”, me autorë Roger Boyes dhe Suzy Jagger, botuar nga shtëpia botuese “Fan Noli”.

Ceremonia e hapjes mblodhi dashamirës të librit, autorë, botues dhe qytetarë, duke shënuar fillimin e edicionit të sivjetmë të panairit.

Sipas njoftimit, libri trajton jetën dhe veprimtarinë politike të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke sjellë një pasqyrë të zhvillimeve kryesore gjatë periudhës së ndërtimit të shtetit të Kosovës.

Gjatë ditëve të panairit, vizitorët do të kenë mundësi të njihen me botime të ndryshme nga shtëpi botuese vendore dhe të marrin pjesë në promovime librash, takime me autorë dhe aktivitete të tjera kulturore.

Panairi i Librit në Ferizaj synon të promovojë kulturën e leximit dhe të krijojë një hapësirë ku publiku të afrohet më shumë me botën e librit. /Telegrafi/



Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.