KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Zyrtare: Bersant Celina transferohet te Al-Ettifaq në Arabinë Saudite

Zyrtare: Bersant Celina transferohet te Al-Ettifaq në Arabinë Saudite

Mesfushori ofensiv i Kosovës, Bersant Celina, ka gjetur skuadrën e re, pasi është transferuar zyrtarisht te Al-Ettifaq në Arabinë Saudite.

Klubi saudit e ka prezantuar 29-vjeçarin përmes kanaleve zyrtare, duke konfirmuar afrimin e tij vetëm pak javë pasi u nda me AIK.

Celina iu bashkua klubit suedez në verën e vitit 2023, fillimisht në formë huazimi, ndërsa gjatë qëndrimit të tij zhvilloi 77 ndeshje në kampionat, duke shënuar 11 gola dhe duke dhuruar 14 asistime. Në fillim të muajit korrik, palët vendosën t’i jepnin fund bashkëpunimit.

Transferimi në Arabinë Saudite shënon një kapitull të ri në karrierën e mesfushorit kosovar, i cili ka ndërtuar një rrugëtim të pasur në futbollin evropian.

Celina është produkt i akademisë së Manchester Cityt, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Twente, Ipswich Town, Swansea City, Dijon, Kasımpaşa dhe së fundmi AIK.

Me fanellën e Kombëtares së Kosovës, Celina ka regjistruar 38 paraqitje dhe ka shënuar dy gola, duke qenë për vite me radhë një nga lojtarët më të rëndësishëm të “Dardanëve”.

Skuadra e tij e re, Al-Ettifaq, e përfundoi sezonin e kaluar në vendin e shtatë në elitën e futbollit saudit dhe synon të përforcojë repartin ofensiv me përvojën dhe cilësinë e futbollistit kosovar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.