KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Udinesa e Vojvodës mposht Fiorentinën minimalisht

Udinesa e Vojvodës mposht Fiorentinën minimalisht

Udinese ka shënuar fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Fiorentinës në ndeshjen e xhiros së 13-të të Serie A, të zhvilluar sot.

Goli i vetëm dhe vendimtar i takimit u shënua herët, në minutën e 8-të, nga Sandi Lovric pas asistimit të Nicolo Zaniolos. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të vendasve, ndërsa në minutën e 45+2′ portieri i Fiorentinës, David de Gea, u ndëshkua me karton të verdhë.

Në pjesën e dytë, Fiorentina u përpoq të rikthehej në lojë me disa zëvendësime, duke inkuadruar në fillim të pjesës së dytë (46′) edhe mbrojtësin e kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, i cili zëvendësoi Alessandro Zanolin. Vojvoda u angazhua në krahun e djathtë për të sjellë freski, shtytje në fazën ofensive dhe stabilitet në mbrojtje për skuadrën mysafire.

Pavarësisht tentativave të vazhdueshme të Fiorentinës dhe minutave shtesë, rezultati nuk ndryshoi. Në minutën e 74-të, Udinese shënoi edhe një gol me anë të Oumar Solet, por ai u anulua për pozitë jashtë loje.

Me këtë fitore 1-0, Udinese merr tri pikë me peshë në garën e kampionatit italian, ndërsa Fiorentina mbetet pa pikë nga kjo transfertë./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.