KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Barcelona humbi një “perlë” të afatit kalimtar – ylli i Chelseat ishte gati të transferohej në ‘Camp Nou’

Barcelona humbi një “perlë” të afatit kalimtar – ylli i Chelseat ishte gati të transferohej në ‘Camp Nou’

Barcelona ka humbur një mundësi të artë për të transferuar sulmuesin e Chelseat, Joao Pedro.

Sipas Diario Sport, sulmuesi brazilian kishte dëshirë të madhe për t’u transferuar te ‘Spotify Camp Nou’ dhe ishte i gatshëm të shtynte për realizimin e këtij kalimi gjatë muajit qershor.

Chelsea ishte plotësisht i përgatitur për ta shitur atë për rreth 80 milionë euro plus bonuse, me qëllim që të siguronte të ardhura për të respektuar rregullat e Fair Play Financiar.

Megjithatë, drejtuesit e Barcelonës vendosën t’i japin përparësi objektivave të tjera, duke u fokusuar kryesisht te Anthony Gordon dhe Julian Alvarez. Meqë klubi katalanas nuk avancoi në negociata, mundësia për transferimin e Joao Pedros u mbyll përfundimisht.

Tani braziliani është shumë pranë rinovimit të kontratës me gjigantin londinez deri në vitin 2033.

Marrëveshja e re, e cila vjen nën drejtimin e trajnerit Xabi Alonso, praktikisht i jep fund çdo mundësie që Joao Pedro të transferohet në të ardhmen te Barcelona./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.