Sulmuesi Edon Zhegrova ka shënuar golin e parë në fanellën e Juventusit, duke realizuar në miqësoren ndaj Chelseas.
Ylli i Kosovës ka shënuar një gol të bukur për të kaluar “Zonjën e Vjetër” në epërsi ndaj “Bluve”.
Pas një pasimi të Kenan Yildiz, Zhegrova ka realizuar një eurogol nga distanca duke e lënë portierin e skuadrës londineze plotësisht të shtangur.
Ndërkohë, Zhegrova është i vendosur për të qëndruar te Juventusi dhe dëshmuar kualitetin nën urdhrat e Luciano Spallettit./Telegrafi/
