KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Prishtina hap konkurs ndërkombëtar për projektimin e Varrezave të Kryeqytetit

Prishtina hap konkurs ndërkombëtar për projektimin e Varrezave të Kryeqytetit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Komuna e Prishtinës ka iniciuar konkurs ndërkombëtar për projektimin e zgjerimit dhe riorganizimit të Varrezave të Kryeqytetit.

Rama tha se ky projekt synon krijimin e një hapësire dinjitoze për qytetarët, duke marrë parasysh përkatësitë dhe nevojat e komuniteteve të ndryshme.

“Varrezat e Kryeqytetit janë pasqyrë e dinjitetit të një qyteti dhe e respektit që ai tregon për secilin qytetar”, ka shkruar Rama.

Ai theksoi se përmes këtij projekti synohet krijimi i hapësirave që respektojnë të gjitha besimet fetare.

“Prandaj, Kryeqyteti ka iniciuar projektin për zgjerimin dhe riorganizimin e Varrezave të Kryeqytetit, një projekt që siguron hapësirë dinjitoze për të gjithë qytetarët, duke respektuar të gjitha besimet fetare dhe nevojat e secilit komunitet”, ka deklaruar Rama.

Nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me afatet, lokacionin apo kriteret e konkursit ndërkombëtar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.