KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi marrëveshje politike me LDK-në

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi marrëveshje politike me LDK-në

Pas më shumë se tri orë diskutimesh me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, kryeministri në detyrë dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u është drejtuar mediave.

Kurti tha se në takim është diskutuar për zhvillimet politike dhe situatën institucionale në vend.

“Me zotëri Abdixhikun diskutuam shumë çështje të aktualitetit politik, të situatës institucionale dhe për sfidat që na presin në aq shumë fusha”, tha Kurti.

Ai bëri të ditur se mes LVV-së dhe LDK-së nuk është arritur marrëveshje politike.

“Nuk kemi marrëveshje politike me LDK-në, por diskutuam për rezultatin zgjedhor, që e shndërron për kontribut institucional. Andaj, nëse nuk do të kemi marrëveshje, fatkeqësisht mund të shkohet në zgjedhje, përkundër se nuk e duam”, deklaroi Kurti.

Në takimin me Abdixhikun, Kurti u shoqërua nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.

Ndërkaq, Abdixhiku në Kuvend kishte shkuar së bashku me ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri.

Lajmi është në përditësim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.