KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Humbën rrugën në malin e Çikës, nis operacioni i kërkim-shpëtimit për dy turistët

Humbën rrugën në malin e Çikës, nis operacioni i kërkim-shpëtimit për dy turistët

Dy turistë kanë humbur orientimin gjatë eksplorimit të malit të Çikës.

Sipas informacioneve paraprake, ata kanë dërguar sinjalin SOS, duke kërkuar ndihmë pasi nuk kanë mundur të gjejnë rrugën për t’u kthyer.

Menjëherë pas marrjes së sinjalit, në drejtim të zonës janë nisur grupet e shpëtimit të Administratës së Zonave të Mbrojtura, në bashkëpunim me Policinë.

Ekipet po punojnë për lokalizimin e vendndodhjes së saktë të turistëve, ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit vijon në terren. /A2CNN/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.