KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Hapen aplikimet për subvencionet bujqësore 2026 në Viti

Hapen aplikimet për subvencionet bujqësore 2026 në Viti

Komuna e Vitisë ka njoftuar se është hapur afati për aplikim në Programin e Pagesave Direkte (Subvencione) për vitin 2026.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, thirrja është shpallur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë.

Përmes këtij programi do të mbështeten disa sektorë të blegtorisë dhe të lashtave, përfshirë pagesat direkte për qumësht sipas kategorive të cilësisë, viçat për majmëri, akuakulturën, zogjtë për majmëri (brojlerët), si dhe subvencionimin për sasinë e grurit të dorëzuar.

Afati për aplikim ka filluar më 3 gusht 2026 dhe përfundon më 3 shtator 2026, në ora 16:00.

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural ka ftuar të gjithë fermerët që plotësojnë kriteret të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar.

Për informacione rreth kritereve, dokumentacionit dhe procedurave të aplikimit, fermerët mund të drejtohen në zyrat e Drejtorisë për Bujqësi në Viti, si dhe të konsultojnë platformat zyrtare të MBPZHR-së dhe Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.