KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

ARRU ndalon përdorimin e ujit të pijes për larje, ujitje dhe mbushje të pishinave

ARRU ndalon përdorimin e ujit të pijes për larje, ujitje dhe mbushje të pishinave

Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) ka marrë masa të përkohshme për përdorimin racional të ujit të pijes gjatë sezonit veror.

Sipas njoftimit, ndalohet përdorimi i ujit të pijshëm nga rrjeti publik për larjen e rrugëve, trotuareve dhe oborreve, larjen e automjeteve, ujitjen e kopshteve, livadheve dhe sipërfaqeve të gjelbra, si dhe për mbushjen e pishinave.

Po ashtu, ndalohet çdo përdorim tjetër i ujit të pijes që nuk lidhet me nevojat themelore të konsumit njerëzor.

Autoritetet kanë apeluar te të gjithë konsumatorët që ujin e pijes ta përdorin me përgjegjësi dhe në mënyrë sa më racionale, me qëllim të sigurimit të furnizimit të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët gjatë sezonit të verës. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.