KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Qindra shërbime mjekësore gjatë fundjavës në Emergjencën e QKUK-së, 75 të lënduar në aksidente

Qindra shërbime mjekësore gjatë fundjavës në Emergjencën e QKUK-së, 75 të lënduar në aksidente

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se gjatë fundjavës, Qendra Emergjente ka ofruar gjithsej 992 shërbime mjekësore, duke trajtuar një numër të madh pacientësh.

Sipas të dhënave të QKUK-së, në Reanimim janë trajtuar 227 pacientë, në Emergjencën Kirurgjike 168, në atë Internistike 286, në Emergjencën Ortopedike 200, ndërsa në Sallën e Vogël janë ofruar shërbime për 94 pacientë.

Sa i përket natyrës së lëndimeve, janë trajtuar gjashtë raste të personave të rrahur, pesë raste të intoksikimit dhe 75 persona të lënduar në aksidente komunikacioni. Po ashtu, është raportuar edhe një rast i personit të lënduar me armë të ftohtë.

Gjatë kësaj periudhe janë realizuar edhe 85 pranime për trajtim të mëtejmë në klinikat përkatëse.

Sipas QKUK-së, gjatë fundjavës nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.