KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Laurent Krasniqi i propozon partneres në një fluturim mbi New York

Laurent Krasniqi i propozon partneres në një fluturim mbi New York

Personazhi i njohur i rrjeteve sociale dhe ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Laurent Krasniqi, i ka dhënë fund beqarisë me një propozim romantik për partneren e tij, Lauretën.

Ai zgjodhi një mënyrë të veçantë për ta bërë pyetjen më të rëndësishme, duke i propozuar martesë gjatë një fluturimi me helikopter mbi qiellin e New Yorkut.

Me panoramën ikonike të qytetit si sfond, momenti u shndërrua në një kujtim të paharrueshëm për çiftin.

Foto: Instagram

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë Lauretën të emocionuar, teksa shfaq unazën e fejesës, derisa çifti nuk e fsheh lumturinë pas këtij hapi të ri në lidhjen e tyre.

Lajmi u prit me entuziazëm nga ndjekësit e tyre, të cilët i kanë uruar çiftit jetë të lumtur dhe suksese në rrugëtimin e ri drejt martesës.

Foto: Instagram

Laurenti është një personazh tejet i ndjekur në rrjete sociale, veçanërisht në TikTok, ku edhe grumbullon miliona ndjekës.

Për publikun ka qenë i njohur edhe me pjesëmarrjen në Big Brother VIP Kosova 3. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.