KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

​Arrestimi i dëshmitarit në Serbi , Kuçi: Beogradi e trajton zbulimin e së vërtetës si akt spiunazhi, frikësohet nga zbardhja e varrezave masive

​Arrestimi i dëshmitarit në Serbi , Kuçi: Beogradi e trajton zbulimin e së vërtetës si akt spiunazhi, frikësohet nga zbardhja e varrezave masive

Eksperti i sigurisë, Gurakuç Kuçi, ka reaguar pas arrestimit të një serbi nga Istogu në Serbi, me pretendimin e autoriteteve serbe se i njëjti ka “spiunuar” lidhur me një varrezë masive.

Kjo erdhi vetëm pak ditë pas fillimit të gërmimeve që po zhvillohen në Kalludër të Vogël të Zubin Potokut, ku dyshohet për ekzistimin e një varreze masive nga lufta e fundit në Kosovë e ku janë gjetur mbetje mortore të njeriut e veshmbathje.

Përmes një postimi në Facebook, Kuçi tha se kjo tregon qasjen e Beogradit ndaj zbardhjes së krimeve të luftës.

“Pra, pikërisht në momentin kur nisin gërmimet për viktimat, Beogradi e trajton zbulimin e së vërtetës si akt spiunazhi”, ka shkruar Kuçi.

Ai vlerësoi se një qasje e tillë dëshmon, frikën e Serbisë nga zbulimi i së vërtetës për varrezat masive dhe nga drejtësia për personat e zhdukur.

Ndryshe, autoritetet serbe kanë njoftuar se R.T. është arrestuar nën dyshimin për veprën penale të spiunazhit, duke pretenduar se ka bashkëpunuar me shërbimet e inteligjencës së Kosovës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.