Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    ​Rekord ankesash ndaj policisë, rreth 2500 raste brenda një viti

    January 3, 2026

    QMK: Vështirësi në kalimin e rrugëve Shkup–Tetovë–Gostivar dhe Mavrovë–Dibër

    January 3, 2026

    Qeveria e Francës merr vendimin për t’i dhënë nënshtetësi franceze aktorit George Clooney dhe bashkëshortes së tij, Amal

    January 3, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • ​Rekord ankesash ndaj policisë, rreth 2500 raste brenda një viti
    • QMK: Vështirësi në kalimin e rrugëve Shkup–Tetovë–Gostivar dhe Mavrovë–Dibër
    • Qeveria e Francës merr vendimin për t’i dhënë nënshtetësi franceze aktorit George Clooney dhe bashkëshortes së tij, Amal
    • Në një autolarje dëmtoi aparatin elektrike dhe vodhi rreth 3 mijë euro, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
    • SHBA qëndron pas sulmeve në Venezuelë, konfirmon zyrtari amerikan
    • Bota përmes fotografive në vitin 2025
    • Pamje nga Venezuela, shpërthime dhe tym mbi kryeqytet
    • Numërohen rreth 99% e votave, ndryshime në dy mandatet e fundit të LVV-së
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Saturday, January 3
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Peshevski: Pas Vitit të Ri, do të dalim në rrugë nëse nuk ka rritje të pagës minimale në 600 euro

    Peshevski: Pas Vitit të Ri, do të dalim në rrugë nëse nuk ka rritje të pagës minimale në 600 euro

    korrektpressBy korrektpressDecember 23, 2025 Lsm - maqedoni 3 Mins Read
    Peshevski: Pas Vitit të Ri, do të dalim në rrugë nëse nuk ka rritje të pagës minimale në 600 euro
    Peshevski: Pas Vitit të Ri, do të dalim në rrugë nëse nuk ka rritje të pagës minimale në 600 euro
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Viti 2026 do të nisë me greva, protesta dhe bllokada. Paralajmërimet vijnë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.
    Nënkryetari i LSM-së, Ivan Peshevski, për televizionin Alsat, thotë se nëse pushteti nuk e pranon kërkesën për rritjen e pagës minimale në 600 euro, punëtorët do të dalin në rrugë.

    Peshevski shton se nuk pajtohen me asnjë propozim që subvencionet të mbeten të njëjta si për pagën minimale.

    “Po ashtu pamë hedhjen e topit nga përfaqësuesit e Qeverisë që të merren vesh sindikatat dhe punëdhënësit. Nëse mendojmë se kështu i nënvlerësojmë punëtorët, do të krijojmë revoltë edhe më të madhe. Duke pasur parasysh, nëse mund të biem dakord kështu, hajde të biem dakord se sa të jetë çmimi i rrymës, sa të jetë çmimi i bukës, sa të jetë çmimi i ujit. Qeveria nuk mund të jetë vëzhgues i heshtur apo vetëm ndërmjetës. Qeveria është përfaqësuese e shtetit, dhe shteti, nëse nuk i frenon ose nuk i detyron punëdhënësit t’i rrisin pagat, punëtorët kurrë nuk mund të dalin fitues nga ai rreth i mbyllur dhe magjik, që vazhdimisht rrotullohet, ndërsa ata thonë se edhe 400 euro janë shumë, e lëre më 500 apo 600 euro”, tha Ivan Peshevski – nënkryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.

    Nga opozita e LSDM-së thonë se të gjithë e kanë të qartë se rritje të pagës minimale nuk do të ketë, duke shtuar se qeveria e Mickoskit nuk ka para as për pagën minimale, as për bujqit, e as për pensionistët.

    “Është e qartë se të gjithë do të duhet të mësohen me faktin se paga më të larta nuk do të ketë. Sipas marrëveshjes që e publikuan mediat britanike, shteti ka detyrim t’u sigurojë paga, akomodim, sigurim. Duhet të paguhen pa marrë parasysh nëse ka apo nuk ka punë. Prandaj nuk do të ketë para për paga më të larta për punëtorët, as para për pensione më të larta për pensionistët. Jo, këta nuk janë migrantë, këta janë “punëtorë ekonomikë”, u shpreh Simona Cvetanovski – anëtare e Bordit Ekzekutiv të LSDM.

    Nga Qeveria mbeten në qëndrimin se gjithçka që do të dakordohen punëtorët dhe punëdhënësit, ata do ta pranojnë.

    Nëse nuk ka marrëveshje, do të mbetet harmonizimi ligjor në vlerë prej 1.500 deri në 2.000 denarë. Sipas të dhënave të LSM-së, mbi 30 mijë qytetarë në vend marrin pagë minimale.

    Në Shqipëri, paga minimale nga 1 janari do të jetë 500 euro, në Kosovë 430 euro, ndërsa nga qershori edhe atje do të arrijë në 500 euro, në Serbi 550 euro, ndërsa në Bosnjë e Hercegovinë paga minimale do të jetë sa mesatarja në Maqedoni.

    TË TJERA

    Mickoski: Si qeveri, jemi pro rritjes së pagës minimale në vend

    Trendafilov: Nuk duhet të diskutohet më për pagë minimale prej 500 eurove, ndryshe viti do të nis me protesta dhe grevë

    Këshilli ekonomik-social: Nuk ka marrëveshje për rritje të jashtëzakonshme të pagës minimale

    LSM: Pagë minimale prej 600 eurove, ose dalim në grevë

    LSM: Shporta sindikale për muajin dhjetor është 65.492 denarë

    LEXO GJITHASHTU

    ​Rekord ankesash ndaj policisë, rreth 2500 raste brenda një viti

    January 3, 2026

    QMK: Vështirësi në kalimin e rrugëve Shkup–Tetovë–Gostivar dhe Mavrovë–Dibër

    January 3, 2026

    Qeveria e Francës merr vendimin për t’i dhënë nënshtetësi franceze aktorit George Clooney dhe bashkëshortes së tij, Amal

    January 3, 2026

    Në një autolarje dëmtoi aparatin elektrike dhe vodhi rreth 3 mijë euro, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

    January 3, 2026
    TË TJERA

    SHBA qëndron pas sulmeve në Venezuelë, konfirmon zyrtari amerikan

    January 3, 2026

    Bota përmes fotografive në vitin 2025

    January 3, 2026

    Pamje nga Venezuela, shpërthime dhe tym mbi kryeqytet

    January 3, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.