Studentët kanë njoftuar zhvillimin e protestës së radhës ditën e nesërme, në orën 10:10, përpara Korpusit të Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT).
Njoftimi vjen në një kohë kur vijojnë përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë në Rrugën e Durrësit, ku situata është tensionuar pas përdorimit të gazit lotsjellës dhe ngritjes së barrikadave nga protestuesit, raporton A2CNN.
Nga përplasjet e një dite më parë, mbetën disa persona të lënduar, janë shoqëruar edhe me masa nga policia.
Policia e Tiranës njoftoi arrestimin e 16 personave dhe procedimin penal të 49 të tjerëve.