KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulturë

Bulliqi: Nga 1 shtatori Komuna e Podujevës merr përsipër mbështetjen edukative për fëmijët me autizëm

Bulliqi: Nga 1 shtatori Komuna e Podujevës merr përsipër mbështetjen edukative për fëmijët me autizëm

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se nga 1 shtatori të këtij viti, komuna do të marrë përsipër organizimin dhe ofrimin e mbështetjes edukative për fëmijët në spektrin e autizmit, përmes angazhimit të stafit profesional komunal.

Bulliqi ka theksuar se ky është një hap i rëndësishëm për të qenë më pranë fëmijëve me autizëm dhe familjeve të tyre.

Ai njoftoi se gjatë një takimi me përfaqësuesit e shoqatës “AUTIZMI”, i ka falënderuar ata për kontributin dhe përkushtimin e treguar ndër vite, duke theksuar se Komuna i ka mbështetur financiarisht çdo vit.

Po ashtu, Bulliqi ka shprehur gatishmërinë që bashkëpunimi me shoqatën të vazhdojë edhe në të ardhmen, veçanërisht në trajnimin e stafit që do të angazhohet nga Komuna për ofrimin e mbështetjes edukative për këtë kategori të fëmijëve. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.