KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zhbllokohet kanalizimi në Vrajakë të Rahovecit pas kërkesës së banorëve

Zhbllokohet kanalizimi në Vrajakë të Rahovecit pas kërkesës së banorëve

Rruga që çon drejt shkollës në fshatin Vrajakë ishte përballur ditëve të fundit me vërshime nga ujërat e zeza, si pasojë e bllokimit të kanalizimit.

Një banor i këtij fshati ka bërë të ditur se pas kërkesës së tij, ekipet e mirëmbajtjes së kanalizimeve nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) Prishtina kanë intervenuar dhe kanë zhbllokuar sistemin.

Sipas tij, intervenimi është kryer menjëherë, duke e funksionalizuar plotësisht kanalizimin dhe duke eliminuar problemin në këtë zonë.

Banori ka falënderuar ekipin e mirëmbajtjes, drejtorin teknik të KRU “Gjakova”, Visar A. Hasi, si dhe drejtorin e Shërbimeve Publike në Komunën e Rahovecit, Përparim Krasniqi, për reagimin ndaj kërkesës së tij dhe të banorëve të lagjes. /Telegrafi/



Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.