KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Zelensky publikon shifrat e humbjeve ukrainase në luftën kundër Rusisë

Zelensky publikon shifrat e humbjeve ukrainase në luftën kundër Rusisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se rreth 50 mijë ushtarë ukrainas janë vrarë që nga fillimi i luftës me Rusinë, ndërsa rreth 400 mijë të tjerë janë plagosur.

Sipas tij, një numër i konsiderueshëm i ushtarëve ukrainas vazhdojnë të jenë të zhdukur, ndërsa betejat e ashpra në front kanë shkaktuar humbje të mëdha njerëzore për të dyja palët.

Duke folur për humbjet ruse, presidenti ukrainas tha se numri i përgjithshëm i viktimave dhe të plagosurve të ushtrisë ruse ka arritur rreth 1.6 milionë persona, prej të cilëve afërsisht 700 mijë janë vrarë.

Zelensky nuk publikoi detaje mbi mënyrën e përllogaritjes së këtyre shifrave.

Të dhënat për humbjet ushtarake në luftën Rusi-Ukrainë janë të vështira për t’u verifikuar në mënyrë të pavarur, pasi të dyja palët publikojnë shpesh shifra të ndryshme për humbjet e kundërshtarit.

Lufta në Ukrainë, e nisur pas pushtimit rus në shkurt të vitit 2022, vazhdon të jetë një nga konfliktet më të mëdha ushtarake në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.