KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arrestohet 23-vjeçari i kërkuar me tri urdhërarreste aktive në Han të Elezit

Arrestohet 23-vjeçari i kërkuar me tri urdhërarreste aktive në Han të Elezit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të kërkuar me tri urdhërarreste aktive të lëshuara nga Gjykata Themelore në Ferizaj, Dega në Kaçanik.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi është kryer të enjten, më 30 korrik 2026, rreth orës 11:00, në fshatin Dromjak të Hanit të Elezit, ku në shtëpinë e tij është arrestuar F.C., 23 vjeç.

Policia bëri të ditur se i arrestuari ishte i dënuar me burgim për dy raste të veprës penale “Vjedhja e pyllit” dhe një rast të veprës penale “Vjedhje e rëndë”.

Sipas autoriteteve, ndaj tij ishin shqiptuar dënime prej 25 ditësh, 30 ditësh dhe 50 ditësh burgim, në një kohëzgjatje të përgjithshme prej 105 ditësh.

Pas përfundimit të procedurave policore, 23-vjeçari është dërguar në Institucionin Korrektues për vuajtjen e dënimit, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.