KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndërtesa e hotelit “Jezero” bëhet rrafsh me tokën, pamje nga aksioni në zonën e Ujmanit

Ndërtesa e hotelit “Jezero” bëhet rrafsh me tokën, pamje nga aksioni në zonën e Ujmanit

Është rrënuar hoteli “Jezero”, i cili ndodhej në pronën e ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenci” përreth Liqenit të Ujmanit.

Aksioni i rrënimit u realizua nga përfaqësues të “Ibër-Lepencit”, me asistimin e Policisë së Kosovës.

Sipas Policisë, njësitë policore kanë ofruar mbështetje për ndërmarrjen publike dhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës gjatë zbatimit të këtij procesi.

Rrënimi erdhi pasi kishte skaduar afati i vendosur nga “Ibër-Lepenci” për lirimin e objektit, të cilin ndërmarrja e kishte cilësuar si të uzurpuar.

Pak ditë më parë, në të njëjtën zonë u rrënuan edhe 11 vila të ndërtuara pa leje në pronën e kësaj ndërmarrjeje.

Veprimet e ndërmarra në zonën e Ujmanit kanë shkaktuar reagime edhe nga përfaqësues ndërkombëtarë në Kosovë, të cilët kanë kërkuar respektimin e procedurave të rregullta ligjore. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.