KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Ai është Lamine Yamal i Italisë”, Capello zbulon lojtarin më të veçantë në Serie A

“Ai është Lamine Yamal i Italisë”, Capello zbulon lojtarin më të veçantë në Serie A

Trajneri i njohur italian Fabio Capello ka bërë një krahasim të veçantë mes njërit prej yjeve të Juventusit dhe talentit të Barcelonës, Lamine Yamal, duke treguar vlerësimin e madh që ka për potencialin e futbollistit të ri bardhezi.

Deklarata e Capellos erdhi gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Bulgarelli Number 8”, e mbajtur në Palazzo d’Accursio, selia e administratës së qytetit të Bolonjës.

Capello, i cili ishte kryetar i jurisë së këtij çmimi, ia dorëzoi trofeun yllit të Juventusit, turkut Kenan Yildiz. Ai fillimisht vlerësoi kreativitetin e sulmuesit, përpara se të bënte një deklaratë të bujshme.

“Yildiz bën gjëra që askush nuk do t’i imagjinonte. Juventusi, futbolli dhe tifozët kanë shumë nevojë për të”, u shpreh Capello.

“Ai ka imagjinatë dhe ua përcjell atë të tjerëve. Ai është Lamine Yamal i Italisë”, përfundoi ai.

Yildiz aktualisht është në fazën e rikuperimit nga një dëmtim në kockën e këmbës, që e ka mbajtur jashtë fushave të lojës.

Gjatë ceremonisë, futbollisti turk foli gjithashtu për gjendjen e tij fizike dhe dha një përditësim lidhur me kohën kur pret të rikthehet në fushë.

Çmimi organizohet nga Shoqata Italiane e Futbollistëve dhe nderon figurat më të spikatura që kanë shkëlqyer gjatë sezonit të fundit futbollistik.

Ai mban emrin e Giacomo Bulgarellit (1940-2009), legjendës së Bolognës dhe Italisë, i konsideruar si një prej mesfushorëve më të mirë në historinë e klubit. Bulgarelli mbajti fanellën me numrin 8 pothuajse gjatë gjithë karrierës së tij dhe ishte një prej themeluesve të Shoqatës Italiane të Futbollistëve./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.