KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

SHBA zhbllokon 600 milionë dollarë për vaksinat në vendet më të varfra

SHBA zhbllokon 600 milionë dollarë për vaksinat në vendet më të varfra

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka vendosur të lirojë menjëherë 600 milionë dollarë të miratuar nga Kongresi për Gavi, aleancën globale që ndihmon shtetet me të ardhura të ulëta të sigurojnë vaksina.

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi të mërkurën, më 29 korrik, se fondet do të vihen sërish në dispozicion pasi Gavi u zotua të punojë për kalimin gradual nga vaksinat që përmbajnë ruajtës me bazë merkuri dhe për zgjerimin e alternativave më të reja pa këtë përbërës.

Vendimi ndryshon kursin e mëparshëm të Uashingtonit, i cili kishte mbajtur fondet për shkak të shqetësimeve të pambështetura me prova të ngritura nga sekretari i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr, shkruan Reuters.

Gavi ndihmon vendet më të varfra të blejnë vaksina për mbrojtjen e fëmijëve nga sëmundje si fruthi dhe difteria.

Shtetet e Bashkuara kishin mbuluar rreth 13 për qind të financimit të organizatës, ndërsa ndërprerja e mbështetjes e kishte detyruar atë të ndërmerrte masa kursimi.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kishte sinjalizuar që në qershor se Uashingtoni duhej të riangazhohej me Gavi, duke përmendur shqetësimet e Kongresit dhe objektivat amerikane për shëndetin global.

Sipas njoftimit të ri, SHBA-ja pret të rikthehet edhe në bordin e Gavi-t.

Mbështetja e ardhshme do të vlerësohet mbi bazën e performancës, llogaridhënies dhe zbatimit të reformave. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.