KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Sulmet ruse lënë të paktën shtatë të vdekur në Ukrainë, Polonia ngre avionët luftarakë

Sulmet ruse lënë të paktën shtatë të vdekur në Ukrainë, Polonia ngre avionët luftarakë

Sulmet ruse me raketa balistike kanë lënë të paktën shtatë të vdekur në Ukrainë gjatë së enjtes, ndërsa goditjet u shtrinë nga Kievi deri në qytetin perëndimor të Lvivit.

Intensiteti i sulmeve e shtyu Poloninë të aktivizonte avionët luftarakë dhe sistemet e mbrojtjes ajrore për të siguruar hapësirën e saj.

Në kryeqytetin ukrainas u raportua një viktimë dhe dy të lënduar.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se disa objekte jo-banesore u përfshinë nga zjarri pas shpërthimeve.

Bilanci më i rëndë u regjistrua në Kryvyi Rih, ku autoritetet lokale thanë se një raketë balistike Iskander-M goditi një banesë, duke lënë gjashtë të vdekur, mes tyre dy fëmijë.

Tetë persona të tjerë u lënduan dhe ekipet e emergjencës vazhduan operacionet në zonë.

Në Lviv, pranë kufirit me Poloninë, 15 persona u lënduan dhe dy ndërtesa banimi u dëmtuan.

Shërbimet e shpëtimit po punonin për të arritur te personat që mund të kishin mbetur nën rrënoja.

Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura të Polonisë njoftoi se avionët luftarakë dhe një avion i paralajmërimit të hershëm nisën operacionet.

Sistemet tokësore të mbrojtjes ajrore dhe radarët u vendosën gjithashtu në gatishmëri, me autoritetet polake që i përshkruan masat si parandaluese.

Sulmet ndodhën pas kthimit të presidentit Volodymyr Zelensky nga Shtetet e Bashkuara.

Ai tha se presidenti Donald Trump kishte rënë dakord t’i jepte Ukrainës licenca për raketat Patriot.

Reuters theksoi se nuk mundi t’i verifikonte në mënyrë të pavarur të gjitha raportimet nga terreni. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.