MPB njofton se në rrugën magjistrale Kërçovë–Ohër ka ndodhur një aksident trafiku në të cilën është lënduar disa persona.
“Më 27.07.2026 në orën 13:35, në NJPB Kërçovë u njoftua se në rrugën magjistrale Kërçovë–Ohër, në afërsi të fsh. Drugovë, kishte ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve “Volksvagen Tiguan” me targa të Prilepit, të drejtuar nga L.M. (76) nga Prilepi, një automjeti “Volksvagen Golf” me targa të Shkupit, të drejtuar nga S.P. (41) nga Shkupi dhe një automjeti “Citroën” me targa të Kërçovës, të drejtuar nga R.R. (48) nga fsh. Greshnicë, rrethina e Kërçovës.
Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkëudhëtari në automjetin “Citroën”, S.R. (79) nga fsh. Greshnicë, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar tre drejtuesit e automjeteve dhe bashkëudhëtarët e tyre: G.R. (45) nga fsh. Greshnicë, C.M. (76) nga Prilepi, M.P. (34) dhe dy fëmijët e saj të mitur, të gjithë nga Shkupi.
Lëndimet u konstatuan në Qendrën Mjekësore të Kërçovës. Një ekip i NJPB Kërçovë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/
