KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Deputetët votuan ribalancimin e buxhetit të Maqedonisë së Veriut

Deputetët votuan ribalancimin e buxhetit të Maqedonisë së Veriut

Me 64 vota “pro” dhe asnjë “kundër” ose “abstenim”, deputetët e Kuvendit të RMV-së sot pasdite miratuan ribalancimin e ndryshuar të projektbuxhetit për vitin 2026, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Votimit i parapriu një debat, në të cilin deputetët e shumicës qeverisëse mbrojtën qëndrimin se ribalancimi synon stabilitetin ekonomik, zhvillimin dhe menaxhimin e përgjegjshëm të financave publike.

Opozita akuzoi se ribalancimi i propozuar nuk synon zhvillimin produktiv, nuk është zhvillimor dhe social, duke theksuar se qytetarëve nuk u duhen slogane, por rezultate.

Në seancën parlamentare ku shpjegoi propozimin e ndryshuar për ribalancimin e buxhetit për vitin 2026, Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska tha se është detyrim i Qeverisë dhe ministrisë së linjës të reagojnë në kohën e duhur dhe të përputhin parashikimet buxhetore me zhvillimet reale ekonomike.

“Performanca makroekonomike dhe fiskale në gjysmën e parë të vitit, e kushtëzuar nga zhvillimet e jashtme, imponoi nevojën për të rishikuar parashikimet fillestare të buxhetit me qëllim sigurimin e fondeve shtesë për shërbimin e detyrimeve më prioritare që rrjedhin nga marrëveshjet kolektive të nënshkruara, më shumë fonde për bujqësinë, mbrojtjen sociale, komunat dhe më shumë fonde për shpenzimet kapitale. Me ndryshimet e propozuara, ne përputhim supozimet makroekonomike dhe parashikimet fiskale, kryesisht në anën e shpenzimeve të Buxhetit”, tha Ministrja e Financave.

Ribalancimi i buxhetit, shtoi Dimitrieska-Koçoska, është një përgjigje ndaj rrethanave të ndryshuara ekonomike dhe një instrument për harmonizimin e financave publike me nevojat reale të ekonomisë, institucioneve dhe qytetarëve./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.