KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aktakuzë për personin që qëlloi me kallashnikov drejt autobusit në Malishevë

Aktakuzë për personin që qëlloi me kallashnikov drejt autobusit në Malishevë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet S.M., nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, më 11 qershor 2026, rreth orës 12:07, në fshatin Pagarushë të Komunës së Malishevës, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me linjën e autobusëve, i pandehuri, i armatosur me një armë automatike të tipit AK-47, fillimisht ka bllokuar rrugën me traktorin e tij dhe më pas ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të autobusit që drejtohej nga V.S., ku pasagjerë ishin edhe F.K. dhe H.K.

Sipas Prokurorisë, nga të shtënat janë goditur disa pjesë të autobusit, duke rrezikuar jetën e personave që ndodheshin në të, megjithatë asnjëri prej tyre nuk ka pësuar lëndime trupore.

Aktakuza thekson gjithashtu se S.M. ka poseduar pa autorizim armën automatike AK-47, së bashku me karikatorin dhe municionin, të cilat janë sekuestruar në vendin e ngjarjes.

Prokurori i rastit i ka propozuar gjykatës që, pas administrimit të provave dhe zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor, i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.