KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Fifi ua lë në dorë fansave publikimin e këngës së re “Melek”

Fifi ua lë në dorë fansave publikimin e këngës së re “Melek”

Këngëtarja e njohur, Fifi, ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për të paralajmëruar projektin e saj më të ri muzikor.

Artistja ka bërë të ditur se është gati të publikojë këngën “Melek”, por vendimi për datën e lansimit do të varet nga reagimi i publikut.

Përmes një postimi në Instagram, Fifi u ka bërë thirrje ndjekësve të saj të tregojnë sa shumë e presin këngën e re.

Foto: Instagram

Ajo ka vendosur një objektiv të qartë: nëse postimi arrin mbi 20 mijë pëlqime, 3 mijë shpërndarje dhe më shumë se 2 mijë komente, “Melek” do të publikohet që të nesërmen.

Përveç kësaj, këngëtarja ka ftuar të komentojnë me fjalët “Fif Refrenin”, duke lënë të kuptohet se mund të zbulojë edhe një pjesë të këngës para lansimit.

Me këtë iniciativë, Fifi ka zgjedhur t’i përfshijë fansat në vendimin për lansimin e projektit të saj më të ri, duke e kthyer pritjen për “Melek” në një sfidë interaktive.

Tashmë mbetet të shihet nëse ndjekësit e artistes do t’i arrijnë shifrat e kërkuara dhe nëse “Melek” do të publikohet më shpejt se sa ishte planifikuar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.