KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Kallëzim penal ndaj një banori të Strumicës, u vuri flakën një traktori dhe një automjeti

Kallëzim penal ndaj një banori të Strumicës, u vuri flakën një traktori dhe një automjeti

SPB Strumicë ka paraqitur kallëzim penal ndaj V.K. (41) nga Strumica, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”.

“Më 25.07.2026, rreth orës 22:00, dhe më 26.07.2026, rreth orës 01:00, në Strumicë, i kallëzuari i ka vënë zjarrin një traktori në pronësi të Zh.D. (70) nga Strumica dhe një automjeti të pasagjerëve “Kia”, në pronësi të K.T. nga Strumica. Pas ndërhyrjes së Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Strumicës, zjarret u shuan, ndërsa persona të lënduar nuk ka”.

“V.K. u privua nga liria dhe u mbajt në ambientet e Stacionit Policor të Strumicës, ndërsa për ngjarjen u njoftua prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Strumicës. Ai u nxor para gjykatësit të Gjykatës Themelore të Strumicës, i cili i caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, thonë nga MPB.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.