Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar grumbullim të ujit në disa zona, ndërsa ekipet e zjarrfikësve janë angazhuar për të ndihmuar qytetarët e prekur.
Në fshatin Brekoc të Gjakovës, zjarrfikësit janë parë duke larguar ujin nga një shtëpi e përfshirë nga vërshimet pas reshjeve të fundit.
Pamjet nga vendi i ngjarjes janë publikuar nga TV Syri Vision, ku shihet intervenimi i ekipeve të zjarrfikësve për menaxhimin e situatës dhe evitimin e dëmeve të mëtejshme.
Reshjet e dendura kanë shkaktuar vështirësi në disa zona të vendit, ndërsa ekipet emergjente po vazhdojnë të jenë në terren për të ofruar ndihmë aty ku është e nevojshme. /Telegrafi/
