KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Blerta Deliu dorëzon kallëzim në Prokurorinë Speciale për profilin “Lule Gjeli”

Blerta Deliu dorëzon kallëzim në Prokurorinë Speciale për profilin “Lule Gjeli”

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu, ka njoftuar se ka dorëzuar kallëzim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës lidhur me një profil në rrjetet sociale me emrin “Lule Gjeli”.

Deliu ka deklaruar se përmbajtjet e publikuara nga ky profil dhe veprimtaria e tij duhet të trajtohen nga organet kompetente të drejtësisë, duke kërkuar hetim për identitetin e personit apo personave që qëndrojnë pas profilit, mënyrën e funksionimit të tij dhe veprimet e mundshme të kundërligjshme.

“Askush nuk duhet të fshihet prapa profileve anonime apo të rreme për të shpifur, kërcënuar, shantazhuar apo cenuar reputacionin e individëve”, ka shkruar Deliu, duke shtuar se liria e shprehjes nuk mund të përdoret si mburojë për veprime të kundërligjshme.

Ajo ka thënë se tashmë i takon institucioneve të drejtësisë që ta trajtojnë rastin dhe të zbardhin të gjitha rrethanat, duke shprehur besimin se Prokuroria do të veprojë në përputhje me ligjin. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.