KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Një grua gjendet pa shenja jete në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Një grua gjendet pa shenja jete në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Një grua është gjetur pa shenja jete në Rahovec, ndërsa rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Rahovec, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj.

“Është raportuar se në QKMF Rahovec është sjellë pa shenja jete viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Sipas dëshmitarit, viktima është gjetur e shtrirë në shtëpinë e saj”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse për të kryer veprimet hetimore.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.